Produkte të Etiketës Private
FLOS është bashkëpunëtori ideal, nëse ju interesojnë produktet e Etiketës Private. Disponon personel të specializuar dhe zbaton proceset e përshtatshme, të certifikuara sipas ISO 9001:2000, për projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e produktit tuaj, nga fillimi deri në fund – akoma dhe të bidonëve dhe të tapave, që kërkohen për ambalazhimin i tij! FLOS merr përsipër:
- Krijimin / Përpunimin e përbërjes së veçantë të produktit tuaj, përsa i përket tipareve të kërkuara dhe kostos në lidhje me marketing-un.
- Depozitimin e dosjes për lejen e qarkullimit të produktit.
- Prodhimin – ambalazhimin përfundimtar të produktit me propozim cilësor grafik të plotë të etiketës ose ambalazhimit.
Nevojat për produktet e Etiketës Private rriten në mënyrë të qëndrueshme në tregun grek, ballkanik dhe evropian dhe FLOS i përgjigjet plotësisht, duke realizuar filozofinë tonë dhe duke ruajtur me konsekuecë parimet tona themelorë për:
- Cilësi të qëndrueshme dhe të shkëlqyeshme të detergjenteve, solucioneve dhe pluhurit larës, si dhe të ambalazhimeve të tyre.
- Dorëzime të sigurta duke ruajtur kohën e përcaktuar.
- Çmime konkurruese.
- Shërbim të përgjegjshëm në të gjitha fazat e bashkëpunimit.
- Respekt ndaj mjedisit dhe njeriut.
Gëzohemi të shtojmë vlerë në vlerën e etiketës tuaj tregtare.